Lajme
E konfirmon Dogana, dy zyrtarë doganorë në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit “Pika”
Demokracia
12:06 | 14 Mars 2022

Share:

Dy zyrtarë doganorë janë në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit “Pika” në Gjakovë e Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “mitmarrje” dhe “shpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin për medie thuhet se këtë aksion të Inspektoratit Policor e ka mbështetur Dogana e Kosovës.

“Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi I detyrës apo autoritetit zyrtar’. Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregulltë me Inspektoratin, Policinë dhe Insititucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit”, thueht në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi I detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregulltë me Inspektoratin, Policinë dhe Insititucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit.

Dogana e Kosovës zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupcionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale.

Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor./Demokraica.com/

Ekskluzive: Këta janë dy doganierët e arrestuar, të tjerët janë policë kufitarë

Të ngjashme