Sport
E hakoi faqen e tyre dhe ia tregoi problemet – Bayern Munich shpërblen tifozin me fanellën e nënshkruar të Thomas Muller
Demokracia
07:40 | 23 Shtator 2022

Share:

Bayern Munich ka shpërblyer një haker me një fanellë të nënshkruar nga Thomas Muller pasi ai vuri në dukje të metat e sigurisë në faqen e tyre të internetit.

Tifozi i Bayernit, Daniel “Ghost” Martins zbuloi se të dhënat e përdoruesve, si emrat dhe informacionet financiare ishin në rrezik.

Hakeri thotë se gjigantët gjermanë nuk iu përgjigjën shqetësimeve të tij në fillim – por në fund ishin aq mirënjohës sa i dhanë atij një fanellë nga asi i tyre legjendar Thomas Muller.

Martins, 24 vjeç, që është një ekspert në sigurinë e informacionit, paralajmëroi Bayernin kur vuri re dobësi në portalin e tyre zyrtar.

Të dhënat personale mund të ishin ekspozuar dhe jo vetëm kaq, një e metë konfigurimi në serverët e uebsajtit nënkuptonte se informacioni komercial dhe konfidencial rreth klubit mund të ishte shkelur.

Martins i shkroi Bayernit, duke shpjeguar se sa e cenueshme ishte uebfaqja e tyre.

“Sa e gjeta problemin, menjëherë, në agim, ua dërgova. Ata morën pak kohë për të rregulluar dhe nuk më përgjigjën në fillim”.

“Ata e korrigjuan gabimin dhe në një mënyrë për të më falënderuar më dërguan një fanellë të nënshkruar nga idhulli më i madh i klubit, Thomas Muller”, ka treguar ai. /Telegrafi/

 

 

Të ngjashme