Sport
E gjithë bota ua ktheu shpinën, serbët dhe rusët shfaqin mesazhin “vëllezër përgjithmonë” në takim miqësor
Demokracia
20:30 | 03 Korrik 2022

Share:

Kur pjesa dërmuese e shteteve botërore ia kanë kthyer shpinën Rusisë, është një shtet dhe një popull në Evropë që ende vazhdon të shkëmbejnë mesazhe dashurie me Rusinë. Janë këta serbët, shkruan Demokracia.com.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, dy institucionet më të mëdha të futbollit në botë UEFA dhe FIFA e kanë përjashtuar Rusinë. Megjithatë, janë serbët ata që nuk i lejojnë të jenë të vetëm popullin e një shteti pushtues.

Sot është zhvilluar një ndeshje miqësore ndërmjet Zenitit të Shën Petersburgut dhe Crvena Zvezdës së Beogradit në Soçi.

Ajo sfidë kontrolluese është përcjellur nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, bëjnë të ditur mediat serbe, transmeton Demokracia.com.

Tifozët rusë dhe ata serbë kanë shpalosur një koreografi mesazhi i së cilës ishte “serbët dhe rusët gjithmonë vëllezër”.

Pjesë e koreografisë së shpalosur janë të bashkangjitur edhe flamuri rus dhe ai serb duke treguar edhe njëherë afërsinë që kanë këto dy shtete dhe popuj.

Sigurisht nuk kanë munguar as thirrjet për Kosovën, që dy anët ende vazhdojnë ta konsiderojnë atë pjesë të Serbisë, anise realiteti është krejtësisht ndryshe. /Demokracia.com/

Të ngjashme