Lajme
E diela e aksidenteve | Njëri goditi dy vetura të parkuara e tjetri humbi kontrollin dhe doli në shiritin tjetër
Demokracia
23:29 | 17 Prill 2022

Share:

Kjo e ditë e diel në Kosovë u karakterizua me dy aksidente të pazakonta, por që fatmirësisht nuk përfunduan me fatalitet.

Mëngjesi i së dielës nuk nisi aspak mirë në qytetin e Fushë-Kosovës.

Pikërisht në rrugën më të frekuentuar të këtij qyteti, rrugën “Dardania”, ndodhi një aksident i pazakontë.

Një veturë, e cila po ecte me shpejtësi të madhe, goditi dy vetura të tjera që ishin të parkuara, raporton Demokracia.com.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete (një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka treguar për Demokracia.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

LEXO EDHE: 

Aksidenti mes tri veturave në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Por, pas më shumë se 10 orësh, një aksident i rëndë ndodhi edhe në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.

Në këtë aksident, ku fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë, lëndime pësuan dy persona. Sipas Policisë së Kosovës, një veturë që ishte duke shkuar për në Prishtinë, shoferi i saj kishte humbur kontrollin dhe kishte kaluar shiritin duke dalë në drejtimin tjetër, me ç’rast kishte goditur një veturë tjetër.

“Rreth orës 19:30 në rr. nacionale në Korreticë të Lartë afër Kronit të Mbretit është shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku dyshohet se vetura BMË duke lëvizë në drejtim të Prishtinës humb drejtimin dhe kalon barrierat, në mes të rrugës kalon në shiritin e rrugës me drejtim të Pejës ku godet veturën Smart në drejtim të lëvizje Prishtinë-Pejë”, ka thënë Hoxha për Demokracia.com.

Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona dhe gjatë këtij aksidenti edhe një tjetër veturë kishte goditur auto-ambulancën.

“Raportohet se deri në këtë fazë janë lënduar dy persona, zjarrfikësit dhe autoambulanca janë në vendngjarje. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo i cili në atë lokacion ka godit autoambulancën nga mbrapa”, ka treguar Hoxha.

Për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë vozitësit që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Aksidenti te Kroi i Mbretit, vetura humbi kontrollin dhe kaloi në anën tjetër të rrugës

Të ngjashme