Lajme
Aksidenti te Kroi i Mbretit, vetura humbi kontrollin dhe kaloi në anën tjetër të rrugës
Demokracia
21:41 | 17 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmjen e sotme te Kroi i Mbretit.

Mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në afërsi të Kroit të Mbretit, ka ndodhur në aksident trafiku.

Demokracia.com, kishte siguruar pamjet nga ky aksident, ku shihej qartë një veturë e rrokullisur në mes të rrugës.

LEXO EDHE: 

Aksident i rëndë te Kroi i Mbretit

E për këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka thënë për Demokracia.com, se një veturë e tipit “BMË”, kishte kaluar barrierat e rrugës dhe kishte goditur veturën e titpit “Smart”, në shiritin tjetër.

“Rreth orës 19:30 në rr. nacionale në Korreticë të Lartë afër Kronit të Mbretit është shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku dyshohet se vetura BMË duke lëvizë në drejtim të Prishtinës humb drejtimin dhe kalon barrierat, në mes të rrugës kalon në shiritin e rrugës me drejtim të Pejës ku godet veturën Smart në drejtim të lëvizje Prishtinë-Pejë:, ka thënë Hoxha për Demokracia.com.

Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona dhe që gjatë këtij aksidenti edhe një tjetër veturë ka goditur auto-ambulancën.

“Raportohet se deri në këtë fazë janë lënduar dy persona, zjarrëfikësit dhe autoambulanca janë në vendngjarje. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo i cili në atë lokacion ka godit autoambulancën nga mbrapa”, ka treguar Hoxha.

Tutje ai ka bërë apel tek të gjithë vozitësit që të kenë kujdes gjatë votizjes.

“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar dhe po kërkojmë nga vozitësit respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, në veçanti ato të kufizimit të shpejtësisë. Po ndërmerren dhe do të ndërmerren masa aktive ligjore nga Policia me qëllim që të shmangen aksidente në trafik që shpesh përveç dëmeve mareriale po përfundojnë edhe me pasoja njerëzore”, theksoi Hoxha.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe një tjetër aksident trafiku në Fushë Kosovë, ku një veturë e cila ishte me shpejtësi të madhe ka goditur dy vetura tjera të cilat ishin të parkuara në rrugën “Dardania”. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Pamje të reja nga aksidenti te Kroi i Mbretit

Të ngjashme