Lajme
E dënuara për vepër penale, Ministrja e Drejtësisë, mban në TV ligjeratë për drejtësinë: Gjykata Kushtetuese, pengesë e madhe në reformën e drejtësisë
Demokracia
09:34 | 29 Mars 2024

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila për përdorim të armës është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim në vitin 2018 e ka mbajtur mbrëmë një “ligjëratë”për drejtësinë duke e akuzuar Gjykatën Kushtetuese të vendit se po e pengon reformën.

Ajo kishte kundërshtime në gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas saj, është pengesë në reformat e drejtësisë.

“Në të gjitha rastet e opozitës, aktgjykimet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës zgjasim më shumë se një vit. Edhe ata e shkelin ligjin”, tha ajo.

“Mund ta kuptoj nëse zgjatë 3 muaj shqyrtimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, por nuk e kuptoj pse ky Ligj merr më shumë se një vit kohë; Vetingu më shumë se 10 muaj; Këshillin Prokurorial më shumë se 10 muaj. Madje këtë ligj e kanë mbajtur 10 muaj dhe e kanë shpallur të pavlefshëm”, tha ajo, duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese si shkelëse e ligjit dhe si pengës, sipas Haxhiut, e madhe në reformën e drejtësisë.

Ajo ka zgjedhur të kontestoj ligjet që kanë rëndësi të madhe për qytetarët, e t’i mbajnë disa njerëz aty, duke iu krijuar komoditet. Edhe të Ligji për Konfiskim të Pasurisë, sipas Haxhiut, është kontestuar për qëllime të caktuara.

Aty u përmend edhe largimi nga një punëtori treditore nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë. Haxhiu kundërshtoi akuzuat e tyre, se ata janë larguar pas gjuhës kërcënuese të ministres.

Po ashtu Haxhiu tha se në Ligjin për KPK-në është kërkuar që gjyqtarët të dalin në pension në moshën 67 vjeçare, ndërsa në Supreme, të pensionohen në moshën 70 vjeçe, po ashtu të kenë sigurime shëndetësore, imunitet nga arrestimet, etj.

“Këto privilegje kurrë nuk do t’i shtyjë përpara. S ka privilegje për askënd”, tha Haxhiu duke iu bërë thirrje KPK-së dhe KGJK-së për bashkëpunim në reformimin e drejtësisë.

Reforma sipas saj, ka nis në KPK në vitin 2021, me idenë që KPK të reduktohet nga 13 anëtarë në 7, duke dëshiruar të ndalojmë korporatizimin dhe të bëjmë balancë në këtë sistem. E pasi kjo është kundërshtuar, ajo tha se është kërkuar të shtohet numri i anëtarëve në 19, por edhe kjo sipas saj, është kundërshtuar nga Komisioni i Venedikut. E tani, sipas saj, reforma duhet të vazhdojë me rekomandimet e Venecias.

Të ngjashme