ShowBiz
E dashura bukuroshe e Benzemas – Jordan Ozuna, modelja që ka punuar si kameriere në Las Vegas
Demokracia
21:14 | 17 Tetor 2022

Share:

Futbollisti francez, Karim Benzema, di të bëjë lëvizje të bukura, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Tash e një kohë raportohet se kapiteni i Real Madridit është në lidhje me modelen amerikane, Jordan Ozuna.

32-vjeçarja ka punuar si kameriere në një nga lokalet ‘Hooters’ në Las Vegas, por tash ka nënshkruar me disa agjenci mode me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja e ka shfrytëzuar figurën e saj të admiruar për të ndihmuar në reklamimin e brendeve, si State Management, Caroline Gleason Management, Tricia Brink Management e The Salt Agency.

Benzema ka krijuar një reputacion për ruajtjen e jetës së tij private, por tani duket mjaft i dashuruar, aq sa e ka hequr një pjesë të mburojës.

Dhe çifti i njohur tashmë kanë filluar të ndajnë disa me publikun disa nga momente e marrëdhënies së tyre në zhvillim.

Aludimi i parë erdhi në fund të majit kur francezi po i udhëhiqte Los Blancos në një fitore 1-0 ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve në Stade de France.

Ozuna ishte në Paris në të njëjtën kohë, duke nxitur spekulime se ajo ishte atje për të mbështetur të dashurin e saj.

Teorisë iu dha më shumë besueshmëri në fillim të gushtit kur bukuroshja postoi imazhe të çiftit në Instagram, ku shfaqeshin duke u përqafuar.

Më pas doli një fotografi tjetër që tregonte pjesë të një video-telefonate mes tyre, në të cilën ata qartazi argëtoheshin së bashku.

Ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë ndarë publikisht simbole me zemër gjatë postimeve të ndryshme

Të ngjashme