Lajme
Dyshohet se u dogjën me qëllim zyrat e gjyqtarëve në Kaçanik, tre persona në kërkim
Demokracia
23:21 | 13 Mars 2024

Share:

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës, objekti i degës së Gjykatës themelore në Kaçanik është përfshirë nga zjarri duke dëmtuar dy zyra të gjyqtarëve. Nga zjarri që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkaq, tre të dyshuarit gjenden ende në arrati ndërsa për rastin, Prokuroria ka nisur hetimet. Zyrtarë të gjykatës kanë siguruar se të gjitha materialet e djegura ruhen edhe në kopje digjitale

Të ngjashme