Sport
Dy yjet e Spanjës refuzojnë ta veshin fanellën shkaku i Luis Rubiales
Demokracia
17:04 | 25 Gusht 2023

Share:

Sulmuesi i Real Betis dhe reprezentuesi spanjoll, Borja Iglesias ka thënë se nuk do të kthehet në kombëtare nëse nuk ndryshon diçka rreth Luis Rubiales.

Më herët shefi i federatës spanjolle deklaroi se ai nuk do të japë dorëheqjen nga posti i tij pavarësisht të gjitha polemikave rreth puthjes së tij në buzë me Jenni Hermoso.

Si kundërpërgjigje, sulmuesi i Betisit, Iglesias postoi në rrjetet sociale: “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer. Si futbollist dhe si person nuk ndihem i përfaqësuar nga ajo që ndodhi sot në Ciudad del Fútbol de Las Rozas (selia e fedratës spanjolle). Më duket e trishtueshme që ata vazhdojnë të bëjnë presion dhe të fokusohen te një koleg (Rubiales)”.

“Veshja e fanellës së kombëtares spanjolle është një nga gjërat më të mëdha që më ka ndodhur në karrierën time. Nuk e di nëse në një moment do të jem sërish një opsion, por kam marrë vendimin të mos kthehem në kombëtare. Derisa gjërat të ndryshojnë dhe ky lloj akti nuk mbetet pa u ndëshkuar”.

Ai përfundoi postimin: “Për një futboll më të drejtë, më human dhe më të denjë”.

Ish- lojtari i Arsenalit, Hector Bellerin, i cili tani është pjesë e skuadrës së Betis së bashku me Iglesias, kritikoi gjithashtu Rubiales për mos dorëheqjen.

“Kjo që po ndodh është me të vërtetë e turpshme. Nga përfaqësimi i vendit tonë me atë nivel vulgariteti, keqinterpretimi i deklaratave të viktimës dhe, mbi të, të kesh guximin për ta fajësuar atë, duke e viktimizuar atë për kryerjen e një abuzimi, janë fakte që askush nuk do t’i bënte”.

“Si mund të kalojë pa u ndëshkuar kjo? Futbolli është një mjet social për të bërë avancime dhe përparime, nuk duhet të ketë vend brenda këtij sistemi. Narcisti nuk beson kurrë se ka bërë një gabim, ai është i aftë të gënjejë, të manipulojë të vërtetën dhe të bëjë viktimën fajtor për të ruajtur pushtetin e tij mbi të tjerët”, kam shtuar më tej ai.

Të ngjashme