Lajme
Dy vajza të moshës 3-vjeçare sulmohen nga qentë endacakë në Prishtinë
Demokracia
19:01 | 21 Maj 2023

Share:

Deri kur do të torturohen fëmijët në Prishtinë nga qentë endacak.

Sot ditën e diel, kur prindërit kanë rast t’i nxjerrin fëmijët e tyre në shëtitje nëpër sheshet e Prishtinë, ndodhi një rast i sulmit të qenve endacak ndaj fëmijëve të moshës 2-3 vjeçe para prindërve të tyre.

Fatmirësisht me intervenimin e prindërve, u evitua tragjedia, megjithëse njëri nga fëmijët pësoi lëndime nga kafshimi. Në mesditë në sheshin Nënë Tereza, qentë endacak sulmuan dy fëmijë, njëra prej të cilëve u kafshua nga një qen, raporton Paparaci.

Fëmija u dërgua urgjentisht në Shtëpinë e Shëndeti dhe më pas, me udhëzimin e këtij institucioni në Klinikën Infektive në QKUK. Fatmirësisht analizat rezultuan se nuk ka marrë ndonjë infeksion mirëpo traumat te fëmijët, sidomos te fëmija e cila përjetoi kafshimin do të mbesin gjatë.

Të ngjashme