Lajme
Dy të plagosur pasi Rusia sulmon infrastrukturën e Odesës me 25 dronë
Demokracia
10:33 | 03 Shtator 2023

Share:

Rusia nisi një sulm me dron për tre orë e gjysmë në pjesët jugore të rajonit të Odesas herët të dielën, duke goditur infrastrukturën e lumit Danub dhe duke plagosur të paktën dy persona, tha Kievi.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan 22 nga 25 dronët Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia I nisi në Odesa në orët e hershme të së dielës, raporton Reuters.

Danubi është bërë rruga kryesore e Ukrainës për eksportimin e grurit që nga rënia e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja në korrik, e cila i kishte lejuar Kievit të transportonte drithërat e tij përmes Detit të Zi, transmeton Klankosova.tv.

“Terroristët rusë vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën portuale me shpresën për të provokuar një krizë ushqimore dhe zi buke në botë”, shkroi në Telegram shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andriy Yermak.

Komanda Ushtarake Jugore e Ukrainës tha në mediat sociale se të paktën dy civilë u plagosën në sulmin në atë që tha se ishte “infrastruktura civile e Danubit”.

Të ngjashme