Lajme
Dy të lënduar në Ferizaj, policia jep detaje
Demokracia
16:44 | 06 Qershor 2022

Share:

Dy persona janë lënduar nga një aksident komunikacioni në rrugën “UÇK”, në Ferizaj.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka treguar se të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt, kurse Njësia e Komunikacionit  është duke e hetuar rastin.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dyja automjet. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”,  ka thënë Veseli. /Demokracia.com/

Të ngjashme