Lajme
Dy të akuzuar për dhunim dënohen me 14 vite burgim
Demokracia
16:11 | 12 Prill 2023

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR, me 14 vite burgim së bashku, për shkak të veprës penale “dhunim”.

Gjykata njofton se i akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa e paraburgimit nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara.

Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej katërqind e pesëdhjetë (450) euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, njofton gjykata.

E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Të ngjashme