Lajme
Dy shtetas të Shqipërisë kapen duke transportuar drogë në Kosovë, kjo është sasia që iu gjet në veturë
Demokracia
22:47 | 06 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe atyre iu janë kapur 5 kilogramë marihuanë.

Sipas policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec- Gjakovë.

Vetura ka qenë me targa të Shqipërisë dhe rasti po hetohet nga ekipet përkatëse të Policisë.

Ky është njoftimi i policisë:

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave
psikotrope dhe analoge: Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës,
sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore.

Të ngjashme