Lifestyle
Dy psikologët janë lumturisht të martuar për 35 vitesh: Ja çfarë s’kanë bërë kurrë gjatë martesës
Demokracia
15:55 | 01 Shtator 2023

Share:

Dr. John Gottman dhe Dr. Julie Schwartz Gottman janë bashkëthemeluesit e Institutit Gottman dhe Laboratorit të Dashurisë. Të martuar prej më shumë se 35 vitesh, dy psikologët njihen për punën e tyre në lidhje me marrëdhëniet dhe divorcin. Si psikologë, ata kanë studiuar më shumë se 40,000 çifte.

“Ne gjithashtu kemi qenë të martuar me njëri-tjetrin për 35 vjet, kështu që dimë një ose dy gjëra se si të ndërtojmë një marrëdhënie të suksesshme dhe afatgjatë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk bëjmë gabime. Ne grindemi, frustrohemi, përplasemi me njëri-tjetrin. Ne jemi njerëz,” thotë çifti.

Megjithatë, ka një gjë që ata kanë mësuar të mos e bëjnë kurrë: të zihen kur janë të mbushur emocionalisht. Çfarë është kjo?

Mbingarkesa emocionale është kur ndiheni të mbingarkuar psikologjikisht dhe fizikisht. Ndodh shpesh kur trupi ynë ndjen rrezik gjatë një konflikti dhe na pengon të kemi biseda produktive. Ja disa simptoma:

– keni rrahje të forta zemre dhe mbusheni me frymë me vështirësi
– nofulla ose muskujt i keni si të shtrënguar
– e keni të vështirë të dëgjoni partnerin/en
– keni probleme me përqendrimin teksa bisedoni
– dëshironi të bërtisni dhe të thoni gjëra negative, ose të ikni dhe të injoroni partnerin/en

Duhet thënë se është e vështirë të ndalosh veten kur ke një gjendje të ngarkuar emocionale. Ju mund të thoni gjëra që nuk i mendoni. Por të jesh i ndërgjegjshëm për emocionet mund t’ju pengojë që të mos e teproni.

Çifti i psikologëve vepron kështu:
1. ia thonë njëri-tjetrin se janë të ngarkuar emocionalisht
2. shkojnë në dhoma të ndara dhe qetësohen

“Kjo gjë na ndihmon të kujtojmë se qëllimi përfundimtar nuk është që njëri prej nesh të “fitojë” ose të thotë fjalën e fundit. Çështja është të punoni përmes sfidave së bashku si një ekip,” thonë ata.

Mosmarrëveshjet janë normale dhe, në disa raste, të shëndetshme. Por duhet të kuptoni se kur është momenti të bëni një hap pas.

Mos harroni, çiftet e suksesshme nuk zihen më pak se çiftet e tjera – ata zihen më mirë.

Të ngjashme