Kuriozitete
Dy persona bien në një rezervuar të mbushur me çokollatë në Pensilvani
Demokracia
17:16 | 10 Qershor 2022

Share:

Dy persona u shpëtuan pasi ranë në një rezervuar të mbushur plot me çokollatë në fabrikën Mars M&M në Pensilvani të enjten, thanë zyrtarët.

Të dy pacientët u transportuan në spital, tha për CNN ndihmës mbikëqyrësi i shërbimit policor në Qarkun Lancester, Nick Schoenberger.

“Një pacient u transportua me ambulancë derisa tjetri me helikopter”, u shpreh Schoenberger.

Nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre , transmeton Telegrafi.

Siç bëhet e ditur nga ana e autoriteteve, ekipet e shpëtimit  duhet të bënin një vrimë në anën e rezervuarit për t’i nxjerrë ata jashtë.

Mbetet e paqartë se si përfunduan ata të dy në rezervuarin e çokollatës.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024