Sport
Dy përballje në Superligë sot
Demokracia
09:23 | 06 Maj 2023

Share:

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 33-të e Superligës në futboll.

Të shtunën, zhvillohen dy takime. Dukagjini kërkon të rikthehet tek rezultatet e mira, pasi nuk dinë për fitore tash e katër javë dhe një fitore do i mbajnë në garë për një vend për Evropë.

E Malisheva, ka radhitur tri fitore, të cilat e kanë larguar nga zona e rënies, tash e shohin veten të shtatit, me pesë pikë larg barazhit.
Sfida e fundit është me Trepçës’89 e Drenicës. 89-shit i duhet patjetër fitorja për të vazhduar luftën për ekzistencë, derisa drenicasit tashmë janë të rënë nga elita.

Të ngjashme