Lajme
Dy orë nga nisja e takimit të Kurtit me pesë emisarët ndërkombëtar
Demokracia
12:00 | 20 Janar 2023

Share:

Ende po vazhdon takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe pesë emisarëve ndërkombëtar.

Takimi ka  dy orë që ka filluar, shkruan Demokracia.com.

Delegacioni është i përbërë nga emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri i Gjermanisë, Jens Plettner, ai i Francës, Emmanuel Bonne dhe këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri të kryeministrit të Italisë, Francesco Talo.

Me ta, shefi i Qeverisë kosovare “do të diskutojë për procesin e dialogut dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”

Të ngjashme