Lajme
Dy mijë euro gjobë për personin që rrahu gruan e Dukagjin Popovcit në vendin e saj të punës
Demokracia
22:49 | 02 Shtator 2022

Share:

Zv/ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci në emisionin “ FRONTAL” u pyet edhe për sulmin fizik ndaj gruas së tij, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë.

Popovci njoftoi se është mbajtur gjykimi ndaj personi që ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Ai tha personi në fjalë është dënuar 2 mijë euro.

“Po të ju them të drejtën, është mbajte gjykimi, është shqiptua dënimi ndaj personit i cili ka bërë atë vepër. Po është një dënim, po mundohem me thanë me gjakftohtësi, 6 muaj burgimi i cili është zëvendësuar me 2 mijë euro, ky është vendimi i gjykatës”.

Pupovci tha se ky është vendimi i shkallës së parë dhe me rastin do të merren edhe instancat e tjera të gjykatës, duke mos dashur ta komentoj vendimin.

“Nuk kisha dashur të e keq përdori pozitën time këtu, por për këtë çështje do të duhet të ishte edhe gruaja ime këtu, është një situatë që mund të e ndjekim edhe në instanca më të larta”

Me urdhër të prokurorit rasti ishte  cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

 

Të ngjashme