Lajme
Dy javë me vonesë, Ambasada e Kosovës në Gjermani feston pavarësinë
Demokracia
19:16 | 01 Mars 2023

Share:

Dy javë pas pavë pas 17 shkurtit, Ambasada e Kosovës në Gjermani ka festuar 15-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka shpërndarë fotografi nga mbrëmja e organizuar.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka përmendur disa prej pjesëmarrësve, duke thënë se i pranishëm ishte ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir e mbi 40 deputetë të Bundestagut.

“Ishim të nderuar me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, Zëvendës shefes së Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Learta Hollaj, Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi dhe Këshilltares së Kryeministrit Fëllanza Podrimja, Shefit të Kabinetit të Ministres së Jashtme, Sharr Jakupi dhe Këshilltarit të Ministres Benit Haxhosaj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme