Lajme
Dy inspektorë shëndetësorë dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare, njëri ishte suspenduar nga puna për të njëjtën arsye
Demokracia
16:35 | 19 Nëntor 2023

Share:

Dy inspektorë shëndetësorë dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare si dhe kanë përvetësuar mjete. I tërë rasti ka ndodhur në një ordinancë në Pejë, ku pronarin e asaj ordinance e dënuan me gjobë dhe ia morën librat e pacientëve.

Nysret Kuleta dhe Hikmete Blakqori në cilësinë e inspektorëve shëndetësorë kanë vizituar një ordinancë në Pejë në bazë të disa dyshimeve. Ata përveç gjobës që i shqiptuan pronarit, ia morën edhe librat e pacientëve e nuk ua kthyen tash e dy javë, gjë që paraqet shkelje.

Pikërisht për shkak të mosofrimit të librit të pacientëve të cilën edhe nuk e posedonte, ordinanca në Pejë është gjobitur për herë të dytë. Këtë herë nga një inspektor tjetër, por pronari i ordinancës ka deklaruar se inspektorët paraprak posedojnë librin që po kërkohet.

Dy inspektorët Kuleta dhe Blakqori kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe përvetësim i mjeteve. Dyshohet se librat e pacientëve ndodhen në veturën e inspektorit Nysret Kuleta, për arsye ende të panjohura.

Paparaci ka tentuar të marrë një deklaratë nga Policia e Pejës lidhur me këtë, por të njëjtit shprehen se nuk posedojnë informacione për rastin.

Kujtojmë se në vitin 2018 Ministria e Shëndetësisë kishte pezulluar nga puna inspektorin shëndetësor Nysret Kuleta për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. “Vendimin për pezullimin parandalues, MSh e ka marrë duke iu referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e pezullimit nga ana e MSh-së.

Të ngjashme