Lajme
Dy dronë u rrëzuan pas aktivizimit të mbrojtjes ajrore ruse në Krime
Demokracia
20:21 | 22 Nëntor 2022

Share:

Dy dronë janë rrëzuar në qytetin Sevastopol në Krime kur u aktivizuan mbrojtja ajrore ruse, sipas guvernatorit rajonal.

Sevastopol, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është selia e flotës ruse të Detit të Zi.

“Forcat tona të mbrojtjes ajrore janë duke punuar tani”, tha guvernatori i instaluar nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, në mediat sociale.

“Ka një sulm me dronë. Sipas informacioneve paraprake, tashmë janë rrëzuar dy UAV [aeroplanë pa pilotë]. Të gjitha forcat dhe shërbimet janë në gatishmëri”, shtoi ai.

Razvozhaev tha se asnjë strukturë civile nuk ishte dëmtuar dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë.

Të ngjashme