Lajme
Dy anije shqiptare tentojnë ta shuajnë zjarrin në tragetin afër Korfuzit
Demokracia
15:46 | 18 Shkurt 2022

Share:

Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.

Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.

Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.

Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija.

Sipas të dhënave, në bord kishte 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

Sipas medieve greke pas përfshirjes së tragetit në flakë, kapiteni i tragetit ka bërë thirrje për evakuim. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, mediet kanë arritur të marrin dëshmitë e para të pasagjerëve, të cilët kanë thënë se trageti ka qenë për 2 orë nën pushtetin e flakëve./oranews/

Të ngjashme