Sport
Duro pas kualifikimit: Feronikeli është ekip i trofeve
Demokracia
15:43 | 10 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Feronikelit ka arritur të kalojë në fazën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, pasi e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i “Niklit” Klodian Duro, pas përfundimit të ndeshjes për “Art Sport” ka thënë se është i kënaqur me këtë sukses.

“Kemi krijuar një atmosferë të mirë që kur unë jam bërë pjesë e Feronikelit. Fitore të tilla në fund normalisht se të shijojnë më tepër, por edhe të dërgojnë drejt rrugës së suksesit, pasi që Feronikeli është një ekip që është mësuar të fitoj trofe. Falënderoj futbollistët për gjithçka që treguan sot, por ne kemi akoma punë për të bërë”, ka thënë Duro. /Demokracia.com

 

Të ngjashme