Lifestyle
Duke pasqyruar diversitetin, kompania Barbie thyen ligjet për “pamjen ideale”
Demokracia
14:57 | 21 Shkurt 2021

Share:

Marka “Barbie” po bën një hap para me misionin e saj për të përfaqësuar diversitetin me koleksionin e ri të kukullave të titulluar Barbie Fashionistas, duke përfshirë Ken në një karrocë, barbie me linja trupore të ndryshme dhe një barbie me lëkurë me vitiligo, duke thyer ligjet për dukjen ideale.

Linja “Barbie Fashionistas” përfshin më shumë se 175 pamje, duke u ofruar fëmijëve një larmi të ngjyrave të lëkurës, ngjyrave të syve, ngjyrave të flokëve, si dhe llojeve të ndryshme të linjave të trupit, shkruan Demokracia.com

Kukullat si pjesë e përditshmërisë së fëmijëve kanë ndikim në psikologjinë e tyre dhe udhëheqësja globale e “Barbie dhe Dolls”, Lisa McKnight në një deklaratë tregoi për rëndësinë e këtij koleksioni.

“Si linja më e larmishme e kukullave të modës në treg, ne marrim përgjegjësi të madhe në pasqyrimin më të mirë të botës përreth nesh dhe e dimë se ka shumë përfitime pozitive te fëmijët nga ekspozimi i kukullave me lloje të ndryshme të toneve të flokëve, aftësive dhe shumë të tjera”, tha McKnight.

Me mesazhin për të edukuar fëmijët të bëjnë çfarë të duan dhe të jenë ashtu si ata vetë duan, Lisa tha se ndihet shumë krenare për atë se çka ofron kompania.

“Ne jemi krenarë që ofrojmë një gamë edhe më të gjerë zgjedhjesh të ndryshme me linjën më të fundit të Barbie Fashionistas, në mënyrë që më shumë fëmijë të shohin pasqyrimin e individualitetit dhe unikalitetit në botë”.

Marka “Barbie” kohët e fundit u emërua si prona kryesore globale e lodrave e vitit 2020. /Demokracia.com/

Të ngjashme