Sport
Dukagjini nis stërvitjet më 11 korrik, gati rinovimet dhe përforcimet
Demokracia
17:45 | 26 Qershor 2022

Share:

Dukagjini i Klinës ka filluar të mobilizohet për edicionin e ri futbollistik në Superligën e Kosovës në futboll.

Demokracia.com mëson se skuadra e drejtuar nga Armend Dallku do të nis me përgatitje më 11 korrik.

Burimet e portalit bëjnë të ditur se “Hithat” do nisin nga e hëna (nesër) stërvitjet individuale, ndërsa ato grupore 15 ditë më vonë, raporton Demokracia.com.

Dukagjini para fillimit të edicionit 2022/23 do të prezantojë edhe rinovimet me disa nga futbollistët aktualë, por edhe me ardhjet e reja.

Ekipi nga “18 Qershori” veçse ka siguruar nënshkrimet e disa futbollistëve.

Dukagjini e përmbylli edicionin e kaluar në pozitën e shtatë me 50 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme