Përmes një postimi në Facebook, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, në lidhje me punësimet e militantëve të Vetëvendosjes në institucionet publike të vendit, ka thënë se “opozita e Kosovës po shpikë tema të reja artificiale për ta lënë nën hije suksesin e Kosovës për mos mbajtjen e zgjedhjeve serbe”.
Sipas tij, “nuk mund të gjykohet dhe diskriminohet askush mbi bazën e përkatësisë partiake, rajonale apo etnike.”
Në lidhje me punësimet e militantëve të VV-së, deputeti Dugolli ka shkruar se, “Ka përfunduar koha kur anëtarët e Vetëvendosjes janë diskriminuar vetëm pse i përkisnin asaj. Meritokracia është parim i cili duhet aplikuar me korrektësi ndaj secilit/secilës.
Postimi i plotë:
Kur disa “analista” e përfaqësueses të partive opozitare kërkonin “maturi” të vendimevev në dëm të sovranitetit dhe integritetit shtetëror për organizimin e zgjedhjeve serbe në Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti ishte i vendosur që të mos bënte gabimet e së kaluarës dhe nuk shkeli Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Tani kur po shihet se gjithçka shkoj si duhet, ata që merakosëshin për zgjedhjet e Serbisë, në vend që t’i gëzoheshin një suksesi për vendin, po shpikin tema dhe agjenda artificiale për të mbajtur nën hije suksesin e Kosovës.
Prokuroria është e mirëseardhur dhe le ta kryen punën e vet nëse ka diçka. Mirëpo, nuk mund të gjykohet dhe diskriminohet askush mbi bazën e përkatësisë partiake, rajonale apo etnike.
Ka përfunduar koha kur anëtarët e Vetëvendosjes janë diskriminuar vetëm pse i përkisnin asaj. Meritokracia është parim i cili duhet aplikuar me korrektësi ndaj secilit/secilës.
Barazia dhe drejtësia është moto jona!
“Çele guri gojën”| Albin Kurti asnjë fjalë për punësimet masive të militantëve të VV-së në KEK