Sport
Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin
Demokracia
15:00 | 27 Shtator 2021

Share:

Ndeshja me vëmendjen më të madhe në xhiron e dytë të fazës së grupeve zhvillohet në “Parkun e Princave” në Paris.

Paris Saint-Germaini i bën “konak” gjigantit anglez, Manchester Cityt, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola shpreson që në këtë takim të luajë edhe miku i tij, Lionel Messi që tanimë mbron ngjyrat e PSG-së.

“Ne jemi me fat që e shohim atë tash e 15 vite. Nuk kam nevojë të flas për të, apo ta përshkruaj atë. Shpresoj që ai të luajë nesër, për të mirën e lojës”, ka thënë Pep Guardiola në konferencën e sotme për media.

”Sezonin e kaluar ne e mposhtnim PSG. Ata ishin skuadër fantastike dhe ishte ndeshje e ngushtë, dhe tani ata kanë Messin. Janë garues të mëdhenj. Është ndeshje e re, është faza e grupeve, është më ndryshe. Do të shohim”, theksoi tutje spanjolli.

Kujtojmë se Pep Guardiola dhe Messi ishin para disa vitesh së bashku te Barcelona, në kohën kur “katalunasit” dhuronin show në futbollin evropian dhe jo vetëm.

Ndeshja ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt luhet të martën nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme