Sport
“Duam birrë, duam birrë” – E gjithë tribuna e tifozerisë së Ekuadorit “protestojnë” kundër kufizimeve të alkoolit në Katar
Demokracia
20:59 | 20 Nëntor 2022

Share:

Tifozët e Ekuadorit ishin të parët që protestuan për kufizimet e pijeve alkoolike në Katar në ndeshjen me vendin nikoqir në Kupën e Botës.

Thuajse gjithë tifozët e Ekuadorit në tribunën ku ishin të vendosur kërkun një pije që përmban alkool, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

“queremos cerveza, queremos cerveza”, ishin fjalët e tifozëve të Ekuadorit, citojnë mediat e huaja, që në gjuhën shqipe i bie “duam birrë, duam birrë”.


Kujtojmë se vetëm dy ditë para fillimit të turneut, Katari vendosi të mos servirte alkool në vetë stadiumet./Demokracia.com/

Të ngjashme