ShowBiz
Dua Lipa vë në pah barkun e tonifikuar në pozat atraktive para pasqyrës
Demokracia
16:42 | 05 Qershor 2022

Share:

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke marrë disa ditë pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”, në Evropë.

Ajo është fotografuar nga paparacët në Portofino të Italisë, duke shijuar rrezet e diellit në disa paraqitje me bikini, ku si gjithmonë është komentuar pozitivisht për linjat e saj atraktive në trupit.

Se vazhdon të mbetet në top formë, këtë ajo e bëri të ditur edhe në fotografitë e fundit që ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

26-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare të ndjekur nga mbi 82 milionë ndjekës disa fotografi të realizuara para pasqyrës, ku dukej mjaft joshëse.

Ajo ka vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në ushtrimet e palestrës.

Dua së fundmi bëri bujë në media pasi është parë në momente të afërta me aktorin spanjoll Aron Piper, në një klub nate në Madrid pas mbarimit të koncertit të saj atje.

Lipa e filloi turneun “Future Nostalgia” në shkurt në Amerikë, tani po vazhdon në Evropë dhe do ta përmbyllë atë në nëntor, në Perth të Australisë.

Të ngjashme