ShowBiz
Dua Lipa reagon për suksesin e filmit “Zgjoi”
Demokracia
10:26 | 07 Shkurt 2021

Share:

Suksesi i filmit “Zgjoi” në festivalin e filmit ‘Sundance’, i bëri të gjithë krenarë.

Shumë fytyra publike reaguan për këtë sukses e në mesin e këtyre është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ajo në InstaStory, ndau foton e filmit ku shkroi se ndihet shumë krenare për këtë arritje dhe u bëri thirrje të gjithë ndjekësve të saj të shikonin filmin, shkruan Demokracia.com

No description available.

“ZGJOI! Shkruar dhe drejtuar nga Blerta Basholli nga Kosova e cila ka fituar tri çmime në Sundance! “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”. Ndihem aq krenare! Nëse keni mundësi ju lutem shikojeni”, ka shkruar Dua.

Rikujtojmë se filmi “Zgjoi” është bazuar në një histori të vërtetë ku personazhi kryesor është një grua e cila teksa është në kërkim të burrit të humbur gjatë luftës fillon një biznes për gratë e fshatit duke shpërfillur tradicionalizmin dhe rregullat patriarkale. /Demokracia.com

Të ngjashme