Sport
Dua Lipa merr dhuratë fanellën e Liverpoolit nga legjenda e Anglisë
Demokracia
11:44 | 30 Prill 2022

Share:

Jamie Carragher i ka dhuruar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës fanellën e Liverpoolit.

Legjenda e Liverpoolit dhe Kombëtares së Anglisë, Carragher vizitoi Lipën dhe babain e saj dhe në këtë mënyrë i dhuroi asaj fanellën.

Në fanellën e dhuruar ish-mbrojtësi anglez ishte përkujdesur që në të ta personalizonte mbiemrin Lipa dhe numrin 1.


Këngët e Duas janë duke jehuar në stadiumin “Anfield”, ku madje edhe tifozët janë duke i kënduar ato.

Ishte në vitin 2018 kur Dua Lipa kishte për herë të parë një lidhje me Liverpoolin.

26-vjeçarja performoi në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit./Demokracia.com/

Të ngjashme