Lajme
Dritan Abazoviq viziton Prizrenin
Demokracia
17:47 | 09 Mars 2021

Share:

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është parë gjatë së martës në qytetin e Prizrenit, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë ish-deputetja boshnjake, Emilia Rexhepi dhe ish-deputeti turk i partisë KDTP, Fidan Brina Jilta, të cilët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Politikani shqiptar ka shëtitur nëpër Prizren dhe shumë qytetarë donin të bënin fotografi me udhëheqësin e lëvizjes politike URA.

Abazoviq së fundmi i uroi Kosovës trembëdhjetë vjetorin e pavarësisë, duke reaguar ndaj kritikave të kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj se nuk i dërgoi urime Prishtinës.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së zëvendëskryeministri të Malit të Zi në qytetin kosovar pasi që nuk ka pas ndonjë paralajmërim apo agjendë zyrtare. /Demokracia.com/

Të ngjashme