Lajme
Drita Rexhaj zgjedhet anëtare e KGJK-së nga Gjykata e Apelit
Demokracia
16:07 | 10 Mars 2021

Share:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka zgjedhur një anëtare nga Gjykata e Apelit.

Kandidatet e nominuara për anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjykta e Apelit ishin, Delushe Halimi, Drita Rexhaj dhe Frosina Sylejmani, shkruan Dmeokracia.com.

KGJK gjatë së mërkurës ka zgjedhur me votim të fshehtë anëtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjykata e Apelit Drita Rexhajn.

“Me votim të fshehtë dhe me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë zgjedhur kolegen e tyre Drita Rexhaj, anëtare të KGJK-së. Gjyqtarja Rexhaj mori 23 vota në raundin e dytë të votimit. E përzgjedhura nga radhët e Gjykatës së Apelit, konsiderohet si anëtare e KGJK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGJK-ja. Mandati i saj si anëtare e KGJK-së është 5 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i KGJK-së, pa ndërhyrje:

Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) e në ambientet e Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtareje të nominuar për anëtar të KGjK-së.

Kandidate të nominuara për anëtare të KGjK-së nga Gjykata e Apelit ishin, Delushe Halimi, Drita Rexhaj dhe Frosina Sylejmani.

Me votim të fshehtë dhe me shumicë votash, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë zgjedhur kolegen e tyre Drita Rexhaj, anëtare të KGjK-së. Gjyqtarja Rexhaj mori 23 vota në raundin e dytë të votimit.

E përzgjedhura nga radhët e Gjykatës së Apelit, konsiderohet si anëtare e KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i saj si anëtare e KGjK-së është 5 vjeçar./Demokracia.com/

Të ngjashme