Sport
Drita – Ramiz Sadiku, ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupë nuk luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan
Demokracia
16:28 | 05 Prill 2022

Share:

Të enjten me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohen dy përballjet e para të fazës gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Drita është nikoqire e Ramiz Sadikut në duelin e parë gjysmëfinal, raporton Demokracia.com.

Takimi i parë në Gjilan nuk do të luhet në stadiumin e qytetit, por në atë me bari artificial, ka bërë të ditur Drita në njoftimin e përballjes.

Drita, por edhe Gjilani, dy skuadrat nga i njëjti qytet po përballen me probleme për shkak të stadiumit.

Ndeshjet si vendas po i zhvillojnë herë në stadium të qytetit, e herë në atë me bari artificial.

Kujtojmë se ballafaqimi i dytë mes dy ekipeve Drita – Ramiz Sadiku luhet në Prishtinë një javë më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme