Sport
Drita organizoi ceremoni festive me gazetarët sportivë, i quan promovues të futbollit kosovar
Demokracia
21:59 | 09 Gusht 2022

Share:

Klubi i Futbollit Drita ka organizuar ceremoni solemne në shenjë falënderimi për të gjitha mediat, të cilat vazhdojnë të jenë në shërbim të informimit e promovimit të futbollit kosovar.

Në këtë takim morën pjesë disa për çka drejtuesit e klubit gjilanas i falënderuan për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke i dëshiruar suksese e punë të mbarë në edicionin e ri.

Drita i ka cilësuar gazetarët sportivë si “promovues të futbollit kosovar” në postimin e tyre në faqen zyrtare.

Postimi i plotë:

MEDIAT –  promovuesit e futbollit kosovar

Klubi ynë, FC DRITA ka organizuar ceremoni solemne në shenjë falënderimi për të gjitha mediat, të cilat vazhdojnë të jenë në shërbim të informimit e promovimit të futbollit kosovar.

Në këtë takim morën pjesë dhjetra mediume radio, televizive e online, për çka drejtuesit e klubit tonë i falënderuan për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke i dëshiruar suksese e punë të mbarë në edicionin e ri.

Mediat vlerësohen në botë si pushteti i katërt dhe instrument i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi, ndërkaq si të tilla do të jenë gjithmonë zëri dhe aleatët më të mëdhenj të sportit kosovar./Demokracia.com/

Të ngjashme