Sport
Drita njofton për largimin e futbollistit nga Maqedonia e Veriut
Demokracia
11:07 | 15 Qershor 2021

Share:

Mbrojtësi i djathtë  Vladica Brdarovski nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dritës së Gjilanit, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka dhënë vet skuadra gjinalase, sipas të cilës, pas përfundimit të kontratës nuk është biseduar për vazhdimin e saj, kështu që mbrojtësi maqedonas nuk do të jetë më pjesë e nënkampionëve të Kosovës.

 

Njoftimi i FC Drita:

Mbrojtësi i djathtë  Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionale.

Klubi jonë e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës. /Demokracia.com

Të ngjashme