Sport
Drita ka zbarkuar në tokën finlandeze, kryen stërvitjen e fundit para duelit me Inter Turkun
Demokracia
17:47 | 05 Korrik 2022

Share:

Drita e Gjilanit ka zbarkuar sot në Finlandë, një ditë para duelit të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër Inter Turkut.

Skuadra gjilanase ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku edhe e zhvillon takimin “Veritas Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Drejtori sportiv i “bardhekaltërve” ka ndarë pamje të stërvitjes në llogarinë e tij në Facebook.

Ndeshja ndërmjet Inter Turkut dhe Dritës zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00.

Takimi i kthimit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë një javë më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme