Sport
Drita e uron Ferizajn për rikthimin në Superligën e Kosovës
Demokracia
12:56 | 29 Prill 2022

Share:

Ferizaj e ka siguruar edhe matematikisht rikthimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra që po drejtohen nga trajneri, Arbnor Morina siguruan titullin e kampionit në Grupin B të Ligës së Parë, pas humbjes 3:0 në tavolinë të Vushtrrisë, shkruan Demokracia.com.

Drita, nënkampionia e Kosovës në fuqi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit e ka uruar Ferizajn për këtë rikthim.

Gjilanasit i kanë dëshiruar suksese në edicionin e ri në mesin e ekipeve më të mira të futbollit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Welcome back KF FERIZAJ

Klubi ynë FC DRITA uron KF FERIZAJ për rikthimin në Superligën e Kosovës.

Tashmë ekipi nga Ferizaj edhe matematikisht ka siguruar Superligën dhe vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e garave në elitën e futbollit kosovar.

FC DRITA i dëshiron rrugëtim të mbarë dhe suksese në kampionatin e ri.

FC DRITA./Demokracia.com/

Të ngjashme