Sport
Drita e “prek” finalen e Kupës, Prishtina në avantazh ndaj Llapit në ndeshjen e parë gjysmëfinale
Demokracia
15:57 | 07 Prill 2022

Share:

Drita e Gjilanit është shumë afër të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Ramiz Sadikut ka triumfuar bindshëm.

“Bardhekaltrit” triumfuan 3:0 përballë ekipit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, raporton Demokracia.com.

Të besuarit e trajnerit, Ardian Nuhiun kryen punën në fraksionin e parë të lojës duke realizuar tre golat.

Albin Krasniqi në minutën e 9-të, Namani në të 11-tën dhe Jashari në minutën e 40-të vulosën triumfin e Dritës në shtëpi.

Fitore në takimin tjetër gjysmëfinal ka marrë edhe Prishtina që ka triumfuar ngushtë 2:1 kundër Llapit.

Skuadra kryeqytetase shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj llapjanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gledi Mici zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të kur realizoi nga penalltia. Nga e njëjta pozitë shënoi edhe Arbnor Ramadani, veçse ky barazoi shifrat.

Fitoren Prishtinës ia dhuroi Endrit Krasniqi me gol në minutën e 83-të të takimit.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen një javë më vonë në kryeqytet, respektivisht në Podujevë. /Demokracia.com/

Të ngjashme