Sport
Drita dhe Gjilani urojnë Ballkanin për titullin e parë kampion në histori
Demokracia
18:48 | 04 Maj 2022

Share:

Drita dhe Gjilani e kanë uruar Ballkanin për titullin e parë të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy ekipet gjilanase, njëherit skuadrat rivale të Ballkanit në garën për titull të kampionit kanë shfrytëzuar faqen zyrtare për t’ia uruar suksesin historik klubit suharekas, shkruan Demokracia.com.

“Urime titulli kampion. Klubi ynë, FC Drita ia uron titullin e parë kampion FC Ballkanit dhe gjithë qytetit të Suharekës. FC Drita ju dëshiron shumë suksese në garat ndërkombëtare”, ka shkruar faqja zyrtare e Drita FC.

“Nga SC Gjilani, pranoni urimet FC Ballkani  me rastin e fitimit të titullit kampion për herë të parë në histori. Gjithashtu, përgëzojmë klubet të cilat do të jenë pjesë e kampionatit elitar për edicionin e ardhshëm”, ka shkruar SC Gjilani.

Barazimi i sotëm i Gjilanit dhe Dritës në derbin e madh lokal (0:0) e ka shpallur Ballkanin kampion të Kosovës pak xhiro para fundit.

Ballkani ka 70 pikë në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe katër lojë deri në fund të kampionatit./Demokracia.com/

Të ngjashme