Sport
Drenica dhe Trepça ’89 janë sfiduar në miqësore, kjo skuadër iu gëzua fitores
Demokracia
22:50 | 27 Korrik 2021

Share:

Drenica dhe Trepça ’89 kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Fitores i është gëzuar skuadra mitrovicase me rezultat të ngushtë 1-2, shkruan Demokracia.com.

Drenica i filloi vonë përgatitjet për edicionin e ri, pas ndryshimeve rrënjësore në klub, ku edhe u emërua kryetari i ri së bashku kryesinë.

Në anën tjetër, Trepça ’89 do të mundohet të këndellet në edicionin e ri, ku garat i zhvillon në Ligën e Parë pas rënies nga Superliga. /Demokracia.com

Të ngjashme