Lajme
Drejtori i Policisë konfirmon incidentin gjatë paradës së komunitetit LGBTIQ+
Demokracia
13:54 | 09 Qershor 2022

Share:

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka konfirmuar incidentin që ka ndodhur gjatë Paradës së Krenarisë.

Mehmeti ka qenë i pranishëm në koncertin që është mbajtur në përkrahje të komunitetit LGBTIQ+, prej ku është deklaruar për media, raporton Demokracia.com.

“Nuk kam informacione rreth pjesëmarrjes. Kanë qenë disa aktivitete gjatë këtyre ditëve. Ka pasur një incident të vogël që ka ndodhur te “Grandi”, ku është gjuajtur një mjet piroteknik. Nuk ka pas diçka serioze”, ka thënë ai.

Parada e Krenarisë sapo ka përfunduar, ndërsa aktualisht po mbahet koncerti, përcjell Demokracia.com.

Në paradë kanë marrë pjesë ambasadorë, deputetë, ministra e politikanë të tjerë.

Sidoqoftë, askush nga krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti apo Glauk Konjufca nuk kanë qenë të pranishëm./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

FOTO| Eskalon situata në Paradën e Krenarisë, policia ndërhyn në një objekt

 

Të ngjashme