Lajme
FOTO| Eskalon situata në Paradën e Krenarisë, policia ndërhyn në një objekt
Demokracia
13:17 | 09 Qershor 2022

Share:

Është shënuar një incident në Paradën e Krenarisë që po mbahet sot në Prishtinë.

Gazetarja e Demokracia.com që ndodhet në terren, ka konfirmuar se nga një objekt janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të qytetarëve që po merrnin pjesë në paradë.

Policia ka ndërhyrë dhe ndodhet brenda këtij objekti.

Gazetarja e Demokracia.com ka konfirmuar se fatmirësisht, nga ky rast nuk ka pasur të lënduar.

Ndryshe, në paradë po marrin pjesë ambasadorë, ministra e deputetë.

Ndërkaq, askush nga krerët e shtetit nuk është parë i pranishëm./Demokracia.com/

Të ngjashme