Lajme
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë tregon gjendjen e grave shtatzëna me COVID-19
Demokracia
19:34 | 20 Shkurt 2022

Share:

Në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike nga COVID-19 aktualisht të hospitalizuara janë 4 gra shtatzëna me COVID-19.

Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili.

Ismaili tregoi se gjendja gjendja e grave shtatzëna është stabile. Ai tutje njoftoi se kët paciente janë të vaksinuara me dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Kurse, nga 2 mijë e 787 testime, 183 kanë rezultuar pozitiv.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 124 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar nëpër spitale dhe në QKUK.

Sipas SHKUK-së, 88 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 11 në mjekim intensiv.

Të ngjashme