Lajme
Drejtori i Çernobilit: Është e mundur që grimcat e rrezatimit të kenë hyrë në mushkëritë e ushtarëve rusë
Demokracia
16:41 | 01 Prill 2022

Share:

Drejtori i termocentralit bërthamor të Çernobilit tha se ishte e pamundur të përcaktohet shkalla e rrezatimit në të cilën trupat ruse ishin të ekspozuara gjatë pushtimit të territorit, transmeton Demokracia.com.

Në një deklaratë në kanalin Telegram të Energoatom, operatori shtetëror i termocentraleve bërthamore të Ukrainës, drejtori i Çernobilit Valery Seida tha:

“Në zonën e vetë stacionit, pushtuesit nuk gërmuan asgjë, por u ngrit pluhur i trashë pasi kalonin tanket dhe grimcat e rrezatimit në të mund të kenë hyrë në trupin e ushtarëve përmes mushkërive”.

Nuk është e qartë se çfarë po bënin trupat ruse në të ashtuquajturin Pyll i Kuq, një zonë e kontaminuar dhe është e mundur që ato mund të jenë ekspozuar ndaj rrezatimit të konsiderueshëm gjatë gërmimit, thuhet në deklaratë.

“Në të njëjtën kohë, i gjithë stafi që ishte në stacion në atë kohë nuk u rrezatua sepse njerëzit punonin, edhe pse nën presion të madh, rregullisht”, tha Seida.

Çernobili, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, ra në duart e trupave ruse në javën e parë të luftës në Ukrainë. Energoatom njoftoi dje se forcat ruse ishin tërhequr nga termocentrali dhe territori i tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme