Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, e ka pranuar se shteti i tij i ka dorëzuar dosje Prokurorisë Speciale me seli në Hagë të Holandës.
“Aktakuza kundër Thaçit ,Veselit, Rexhepit e Krasniqit në shumë çka është rezultat i veprimeve tona, për këtë ka shumë arsye. Së pari në aktakuzë veprimtaria e UÇK-së terroriste është definuar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shtoi ai.
Ndërkohë gjatë kësaj mbledhjeje u prezantuan të dhënat e Grupit Punues që u tha se mblodhi mbi 7 mijë dokumente e të cilat sipas tyre janë dëshmi për krimet ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera në Kosovë në periudhën 1998-2000.
Gjykata Speciale , ka njoftuar se ish-presidentit Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi.
Thaçi, bashkë me tre ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, akuzohen nga Specialja në një akt-akuzues të vetëm për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Modeli i Escobarit për Asociacionin hidhet poshtë në Serbi, duan kompetenca ekzekutive