Lajme
Drama e Speciales | Dëshmitarja e parë po intervistohet në seancë të mbyllur
Demokracia
10:43 | 11 Prill 2023

Share:

Ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara.

Dëshmia e saj po zhvillohet në seancë të mbyllur.

Prokurori ka kërkuar në vazhdimësi seancë të mbyllur për dëshmitaren e parë të Hagës për shkak të identitetit të saj, të cilin kanë kërkuar ta mos e bëjnë publik.

Gjatë prezantimit u bë e ditur se dëshmitarja ishte marrë në pyetje dy herë nga Dhomat e Specializuara.

Gjatë kohës sa seanca kaloi në privat, dëshmitarja i është përgjigjur disa pyetjeve që sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj.

Lluka Mishetiq, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares.

Të ngjashme