Kuriozitete
Dragoi merr flakë gjatë shfaqjes së Disneylandit
Demokracia
09:42 | 25 Prill 2023

Share:

Turmat që shijonin një performancë live në Disneyland në Kaliforni mbetën të habitur të shtunën mbrëma kur një dragua gjigant animatronik mori flakë.

Videot në internet tregojnë Maleficent, dragoin 13 metërsh që përfshihet nga flakët, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të kontrollojnë zjarrin.

Kjo ndodhi gjatë Fantasmic, një performancë e drejtpërdrejtë me shfaqje ujore që sfidojnë gravitetin, mjete piroteknike dhe Mickey Mouse.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Për shkak të tymit të dendur, klientët e parkut u evakuuan nga disa atraksione aty pranë, tha Disney në një deklaratë.

Kjo nuk është hera e parë që Maleficent sillet keq – e ulur në një lundruese gjatë një parade, koka e saj mori zjarr në vitin 2018 në Disney World në Florida.

“Maleficent” është personazhi kryesor në “Bukuroshja e Fjetur” dhe kthehet nga “zonja e çdo të keqeje” në një dragua për të luftuar Princin Phillip në filmin e Disney-t të vitit 1959.

Të ngjashme
Kuriozitete • 31 Maj 2024