Lajme
Draft-rregullorja për sinjalizuesit pritet të procedohet në Qeveri
Demokracia
11:52 | 10 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të procedohet për miratim në qeveri draft-rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.

Selimi ka shkruar se ky draft është një prej mjeteve të shumta për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë nëpër institucione, shkruan Demokracia.com.

“Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka përcaktuar një standard të ri të mbrojtjes së sinjalizuesve dhe është një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik, duke mundësuar raportimin e çdo parregullsie apo shkeljeje për të cilën vihen zyrtarët në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës”, shkruan Selimi në Facebook.

Ai më tej shtoi se ligji si i vetëm nuk mund të përcaktojë të gjitha çështjet procedurale dhe teknike.

Njoftimi i Selim Selimit pa ndërhyrje:

I lumtur që Draft Rregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit shumë shpejt do të procedohet për miratim në Qeveri. Kjo është edhe një prej mjeteve të shumta për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë nëpër institucione.

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka përcaktuar një standard të ri të mbrojtjes së sinjalizuesve dhe është një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik, duke mundësuar raportimin e çdo parregullësie apo shkeljeje për të cilën vihen zyrtarët në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës.

Por, Ligji si i vetëm nuk mund të përcaktojë të gjitha çështjet procedurale dhe teknike. Risitë e këtij ligji do të mund të vihen në zbatim me miratimin e Rregullores për pranimin dhe trajtimin e rasteve të Sinjalizimit, miratimi i së cilës avancon sundimin e ligjit, përafron legjislacionin vendor me atë të BE-së dhe kompleton infrastrukturën ligjore në trajtimin e rasteve të sinjalizimit.

Mirënjohës grupit punues për punën e palodhshme në hartimin e kësaj rregulloreje./Demokracia.com

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/246849130382872

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024